• |
ide | kryesore

Bento: Nuk ishte faji i Ronaldos

Arkiva, Sport
bento.jpg



Mungesa e Kristiano Ronaldos nuk ishte arsye e humbjes së Portugalisë në shtëpi në ndeshjen ndaj Shqipërisë”. Kështu thotë vetë Paulo Bento, trajneri i Portugalisë. Ai refuzoi të pranonte si mungesën e Ronaldos ashtu edhe tre zëvendësimet si arsye që çuan në humbje ndaj Shqipërisë. Bento  këmbëngul se ekipi i tij mori atë që meritonte nga kjo ndeshje.

“Nuk po justifikohem. Nuk ishte mungesë angazhimi nga ana e lojtarëve tanë, por nuk ishim efikas sa duhet ndërkohë që Shqipëria ishte shumë efikase. Jemi të gjithë të frustruar për shkak të rezultatit. Mund të kishim bërë më shumë edhe pse mendoj se nuk ishim dhe aq keq”, ka nënvizuar trajneri portugez.

Ylli i Real Madrid nuk ishte pjesë e kombëtares në ndeshjen hapëse të “Euro 2016” të Grupit I, që u luajt në Aveio, për shkak të një dëmtimi në shpinë.