• |
ide | kryesore

Keli s’rri dot pa biondet

Arkiva, Paparazzi
10644113_296717080526746_5145704306762277105_o.jpg



Gazetarit dhe prezantuesit Enkel Demi, i pëlqejnë biondet. Një fakt që Keli as nuk e fsheh e as nuk e mohon. Edhe në emisionin e ri të mëngjesit që ai ka nisur në televizionin Ora News shoqërohet nga një vajzë biode, Xhesin. Në krah të tij është edhe brunia Tea, provë që ai s'ka asgjë kundër bruneve. Por fiksimin e ka tek biondet. Xhesi, për shembull e ka shoqëruar Kelin edhe në emisionin sportiv të Botërorit të Brazilit. Një tjetër bionde gjendet shpesh në krah të tij edhe në emisionin “Makinë me dy timonë”, që ai drejton në Club FM. Pra, shkrut dhe troç Keli s’rri dot pa biondet, si në punë edhe në shtëpi, pasi edhe bashkëshortja e tij, deputetja Mesila Doda, është bionde.