• |
ide | kryesore

Zbulohet sëmundja e Messit që vjell në fushë

Arkiva, Sport
mesi vjell.jpg



Kudo që të jetë, La Liga, Champions League, Barcellona apo Argentina, lidhja e Lionel Messit me topin është bashkuar shpesh me të vjella të çuditshme në fushën e lojës. Tifozët dhe “të zotët e punës” kanë qenë shpesh herë të shqetësuar dhe kanë kërkuar shpjegime përse ndodh një gjë e tillë. Këtë gjë e ka bërë ehde një otorinolaringolog gjatë një programi televiziv.

Përfundimi: Mesi vuan nga prodhimi i tepërt i mukusit të cilin trupi nuk arrin ta eliminojë me djersitje ose pështymë. Me pak fjalë asgjë serioze, përveçse është një bezdisje për “Pleshtin” si në fushë ashtu edhe në jetën private. Edhe vetë Messi i pyetur për këtë çështje ka thënë: Vuaj edhe kur jam në shtëpi. Kam bërë shumë kontrrolle por nuk e di çfarë është”. Kjo përpara zbulimit të bërë nga mjeku në fjalë./lapsi.al/