• |
ide | kryesore

Rezarta Shkurta: të filmosh lindjen për ta hedhur në instagram. (Foto duke prerë kordonin e kërthizës)

Arkiva, Paparazzi
1412692927Screenshot_2014-10-07-16-18-27.pngartikull.jpg



Edhe kjo s'kishte ndodhur. Sëmundja e rrjeteve sociale, rrallë kishte arritur deri këtu. Instagrami s'kish depërtuar kurrë në një sallë materniteti, për të asistuar në një lindje. E ka bërë një vajzë që vdes të jetë gjithkund prezente. Në cdo lloj forme dhe duke përdorur cdo mjet. "Rezarta Shkurta, ka zgjedhur të ndajë me fansat e saj në Instagram, një nga momentet më emocionuese dhe më intime që një femër përjeton gjatë jetës së saj" ka shkruar revista Anabel që i ka zbuluar fillimisht fotot. Rezarta ka postuar këtë të mërkurë një pjesë të shkurtër të videos së lindjes së vajzës së saj. Në video paraqitet pikërisht momenti që mjekët presin kordonin e kërthizës që lidh fëmijën me nënën. Rezarta e ka shoqëruar postimin me diçiturën:”Sa her e shoh këtë video përlotem :’) Dita më e bekuar e jetës sime, të njoha ty vogelushja ime”. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj Hera rreth një vit më parë.