• |
ide | kryesore

Në kombëtaren e Zvicrës ndëshkime për festimin me shqiponjë

Arkiva, Sport
kasami.JPG



Gjestet me të cilat disa nga lojtarët me origjinë shqiptare të Kombëtares së Zvicrës kanë shprehur gëzimin pas shënimit të golave duket se do t`ikushtojnë atyre dhe klubit.

Pasi futbollistët si Xhaka e Kasami, "kanë bërë shqiponjën" e gjithë përfaqësuesja do të detyrohet të marrë leksione të tipit të "mësimit plotësues" përsa i përket sjelljes në fushë, shkruan gazeta "Sontags Zeitung". "Në përgatitjet për ndeshjen kualifikuese që luhet më 15 nëntor në St. Gallen kundër Lituanisë me lojtarët janë ushtruar disa forma të sjelljes respektivisht perceptimi dhe ndikimi i tyre", ka thënë për gazetën kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës Marco von Ah. Po ashtu djelmoshave do t`u rifreskohen edhe rregullat rreth qasjes në mediet sociale. Ato ndalojnë për shembull fyerjet dhe komentimet emocionale pas ndeshjeve. Dy rastet më të freskëta që kanë shtyrë zyrtarët e Federatës të marrin këta hapa janë festimi që Granit Xhaka i ka bërë golit të shënuar për Mönchengladbach-un dhe Pajtim Kasami pasi ka shënuar golin për Olympiakosit kundër Juventusit. Të dy kanë bërë me duar shqiponjën dykrenare të Flamurit Shqiptar. Von Ah ka thënë se këto gjeste mund të jenë "problematike". Ndërsa sipas gazetës, edhe "tifozë të shumtë" e kanë vlerësuar njësoj, si të padëshirueshme bërjen e këtij gjesti. Ata janë kundër që "lojtarët e kombëtares së Zvicrës të bëjnë shenjën e shqiponjës dykrenare as në ekipin nacional dhe as në ekipet ku luajnë".