• |
ide | kryesore

Sa shqiptarë janë në botë? Regjistrohen 1 milion të parët

Arkiva, Stil
nje komb.jpg



Edhe pse e dimë që populli shqiptar ka migruar ndër shekuj nëpër vende të ndryshme të botës, asnjëherë nuk ka qenë e mundur të dihet sa është numri i mërgimtarëve. Dy të rinj, të interesuar t’i bashkojnë shqiptarët kudo që ndodhen, dizajneri Armend Berisha, e historiani Toti Axhanela, në fund të korrikut lansuan një faqe interneti që quhet “Një Komb”, ku çdo kush që është shqiptarë mund të regjistrohet duke i lënë të dhënat e tyre personale. Me qëllimin që pak a shumë të mund të identifikohet një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në mërgatë, kjo faqe deri sot në mesdite arriti të regjistroj mbi 1 milion shqiptarë. Ideatorët e “Një komb” iu bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që në forma të ndryshme të mbështesin këtëprojekt, pse jo edhe duke e shpërndarë në rrjete të ndryshme sociale. E gjithashtu, falënderojnë të gjithë ata që deri tani janë bërë pjesë e kësaj iniciative. Ndryshe, për ata persona të cilësdo moshë që nuk kanë qasje në internet regjistrimin e tyre mund ta bëjnë familjarët e tyre, por inkurajohen të gjithë që të dhënat dhe vendndodhjen ta japin të saktë./KosovaPress/