• |
ide | kryesore

“Hë mo dhe ti se nuk je pa shpresë”

Arkiva, Pikante
pyetje infermieria.jpg



Ministria e Shëndetësisë nuk heq dorë nga testimi i mjekëve dhe infermierëve, pavarësisht se protestat e bluzave të bardha po shtohen. Për të treguar se nuk tërhiqet, ministria ka shpërndarë në shtypin e shkruar programet me pyetjet që do t’u bëhen infermiereve. Mjekët me të drejtë ngritën shqetësimin se kush do t’i testojë ata. Të drejtën ua jep edhe testi i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë. Në të ka opsione përgjigjesh që vështirë t’i marrësh seriozisht.

Sipas testit, nëse një pacient thotë se ndihet i pashpresë, infermierja mund t’i përgjigjet: “hë mo dhe ti se nuk je i pashpresë”. Kjo është një nga tre përgjigjet e mundshme, që më shumë duket si gallatë, sesa si pyetje provimi për shëndetësinë.