• |
ide | kryesore

Edi Rama: Ruhuni nga Lapsi!

Arkiva, Pikante
rama lapsi.jpg



Kryeministri Edi Rama duket se vërteton edhe një herë problemin e tij me mediat që e kritikojnë. Në një takim “informal” me një grup investitorësh që ndihmuan në situatën e përmbytjeve në jug të vendit i zhvilluar në ambientet e Pallatit të Brigadave, kreu i qeverisë nuk i ka ftuar gazetarët dhe kamerat. Lapsi.al mësoi se aty ka qenë vetëm fotografi i tij personal dhe kamera e kryeministrisë. Duke parë që disa prej të ftuarve po bënin foto me aparatët e tyre, kreu i qeverisë u ka tërhequr vëmendje me fjalët: “Mos na xhironi se na merr Lapsi” duke iu referuar portalit tonë lapsi.al.