• |
ide | kryesore

Lapsus/ Zyra e shtypit e Kuvendit ngatërron kryeparlamentarin suedez

Arkiva, Pikante
gafa.JPG



Zyra e shtypit në Kuvendin e Shqipërisë ngatërron kryparlamentarin e Suedisë Urban Ahlin me kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Sipas njoftimit të publikuar mëngjesin e së martës në faqen zyrtare parlament.al thuhet ndër të tjera se “Gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryetari i Parlamentit të Kosovës, Z.Urban Ahlin do të takohet me krerët më të lartë të të vendit…” . Gabimi është rregulluar shpejt, por nuk i ka shpëtuar syrit të lapsit.