• |
ide | kryesore

20 ide të gabuara për seksin

Arkiva, Stil
sex_2745614b.jpg



Aaron Carroll dhe Rachel Vreeman janë autorët e një libri të sapopublikuar në SHBA me titull: “Mos e fut atë aty”. Ata mundohen të hedhin poshtë 69 ide false mbi seksin duke studiuar qindra studime. Me poshtë vijnë 20 prej tyre.

1 – Nuk ekziston asnjë lidhje mes gjatësisë së penisit me gjatësinë e këmbës, apo edhe me gjatësinë e hundës, veshëve dhe çdo pjese tjetër të trupit.

2 – Nuk është e vërtetë që gjatësia mesatare e penisit është 18 cm. gjatësia është e ndryshme nga një vend në tjetrin, por ajo rrotullohet te 12 cm.

3 – Kush thotë se përdor prezervativin për të vonuar prishjen, gënjen. Prezervativi nuk ndikon te prishja. Mosha? Po. Nha 18 në 30 vjeç, burrat arrijnë në orgazmë pas 6 minutash. Mbi 50 vjeç, mesatarja zbret në 4.3 minuta.  

4 – Të heqësh dorë nga masturbimi apo raportet seksuale për të mbledhur sa më shumë spermë, nuk ka kuptim. Një burrë që ejakulon 24 orë pasi ka bërë seks nxjerr 2.3 ml spermë, pas disa orësh 2.4 ml ndërsa pas një jave 3.4 ml.

5 – Burrat nuk i pëlqejnë biondet. Pikë. Nuk ka asnjë bazë shkencorë që bjondet kanë tërheqje më të madhe te meshkujt.

6 – Mendohet se gratë pëlqejnë që ta rruajnë komplet pjesën intime. Në fakt këtë e bëjnë vetëm 11% e grave. 20% nuk e rruan ndërsa 25% e bën ndonjëherë.

7 – Gjinjtë e mëdhenj janë më pak të ndjeshëm. Gabim.

8 – Seksi nuk duhet parë si ushtrim fizik. Gabim.

9 – Thuhet që burrat janë më tradhëtarë se gratë. Kjo është pjesërish e vërtetë. Nëse me “tradhëti” kuptohet akti seksual, burrat janë kampionë. Nëse me “tradhëti” futen edhe elementë të tjerë, bratë janë njëlloj “tradhëtare” si burrat.

10 – Nuk është e vërtëtë që pjekuria seksuale e burrave vjen përpara grave. Studimet thonë se gratë kanë raporte seksuale 4 herë në javë nga mosha 25 në 30 vjeç ndërsa burrat nga 30 në 50 vjeç.

11 – Shpesh thuhet se ejakulimi i shpejtë u ndodh vetëm të rinjve. Nuk është e vërtetë. I ndodh çdo moshe.

12 – Burrat mendojnë për seksin çdo 7 sekonda. E gabuar. E vërtetuar shkencërisht. Në realitet. 40% e burrave mendojnë për seksin vetëm disa herë në muaj ose disa herë në javë. 4% mendojnë vetëm 1 herë në muaj.

13 – Personat e martuar apo që bashkëjetojnë vazhdojnë të masturbohen. U ndodh 85% të burrave dhe 45% të grave. 

14 – Kufomat e burrave mund të kenë një ereksion. E gabuar.

15 – Edhe gratë mund të kenë një orgazmë në gjumë. U ndodh 40% të tyre.

16 – Masturbimi nuk të verbon.

17 – Pilula kundër shtatzanisë nuk të shëndosh.

18 – Qarkullojnë shumë këshilla për pozicionet apo momenteve të përshtatshme të ditës për të ngjizur një fëmijë mashkull apo femër. Çdo gjë është budallallëk.

19 – Vaksina kundër virusit “Papilloma” duhet bërë shumë kohë më parë se të kryehet raporti i parë seksual.  

20 – Hera e parë duhet të bëhet me prezervativ./lapsi.al/