• |
ide | kryesore

Rama e bën prillin me 31 ditë, plas ironia në profilin e tij në Facebook

Arkiva, Pikante
Edi Rama FB OK.jpg



Për kryeministrin Rama prilli ka 31 ditë. Nuk është ndonjë shaka; e ka shkruar vetë në faqen e tij zyrtare në Facebook. Ai i fton qytetarët të aplikojnë deri më 31 prill për projektin “Edhe unë kam një ëndërr 2015”. Për më tepër, u kërkon atyre edhe të kenë kurajo. Ky lapsus i kryeministrit, apo njerëzve që merren me postimet e tij në Facebook, nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e tij, të cilët e kanë ironizuar në forma të ndryshme dhe janë argëtuar me këtë “gabim” të kreut të qeverisë, si për ta inkurajuar që të vazhdojë t’i bëjë për të qeshur, qoftë edhe me gabime që s’u falen as nxënësve të fillores.