• |
ide | kryesore

Gafa e qytetarit në protestën e PD-së: Do votoj për Edi Ramën

Arkiva, Pikante
a77fe62f7e8bd9df6b9e459ffb27c0be_L (1).jpg



Ndodh edhe kështu, që të jesh në protestën e PD-së, por të shprehësh mbështetje për Edi Ramën. Gafa ka ndodhur në qytetin e Vlorës, aty ku opozita zhvillon sot protestën e saj. Një qytetar i ngjitur në podjum, pasi ka kritikuar Edi Ramën, i ka shpëtuar në fund edhe fjala:

“Do votoj për Edi Ramën”.  Pas gafës që u prit me habi dhe të qeshura nga të pranishmit, qytetari ka kërkuar ndjesë disa herë. “Të më falni e bëra atë gabim. Të më falni. Do jem gjithmonë me Lulzim Bashën. Rroftë sa malet Lulzim Basha”,- ka thënë më pas qytetari. /Lapsi.al/