• |
ide | kryesore

Panik në mes të Tiranës, por në fakt xhirohej një film (video)

Arkiva, Syri i Lapsit
sh.jpg



Ështe hera dytë rresht që banorët e Tiranës kanë alarmuar policinë për ngjarje të rënda kur në fakt ato janë skena të një filmi që po xhirohet. Pak ditë më parë disa persona telefonuan policinë pasi panë pranë piramidës që persona të armatosur rrëmbyen një person. Të martën një makinë që udhëtonte me shpejtësi pranë tregut të “Avni Rustemit” u përplas me disa kuti dhe u përmbys. Të dyja këto janë skena të të njëjtit film. Ngjarjen e ditës së sotme e ka fiksuar një prej dëshmitarëve me aparatin celular ndërsa videon e ka postuar në You Tube. /lapsi.al/