• |
ide | kryesore

Në vitin 2050 do të bëjmë seks me robotë (foto)

Arkiva, Stil
Kia-Forte-2013-Super-Bowl-ad-Hotbots_W2.jpg



Përveç seksit virtual, ajo që na pret në të ardhmen është një puthje me shije metali. Sipas Laura Berman, docente e psikiatrisë në Universitetin e Chicagos, zhvillimet e robotikës do të na lejojnë shumë shpejt që të krijojmë qenie robotike të pavarura dhe që do të behen pjesë e jetës sonë të përdishme. Një “e dashur” robot nuk do të ishte e mirë vetëm për punët e shtëpisë, por mjaft e zonja edhe në shtrat duke bërë që të lihet mënjanë kontakti human dhe i qenieve prej mishi. “E ardhmja e seksit” siç shkruan Berman në një shkrim për “Wall Street Journal” do të jetë gjithnjë e më pak human duke iu afruar më shumë mundësive të reja të eksplorimit teknologjik. Pas seksit online do të vijë edhe ai i orientuar nga vidat dhe butonat.

Më pak rreziqe

Ajo që shihet si pozitive është mënjanimi i transmetimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Kjo do të shmangë edhe shtatzanitë e padëshiruara. Për të tjerë do të kenë mundëi të jenë më të hapur dhe më fantazues në shtrat. Frazat: “Nuk je më si më parë!” nuk do të kenë më kuptim.

Kinemaja e parashikoi

Të dashur virtualë ka shumë në ekranin e kinemasë. Ajo e parashikoi prej kohësh atë që do të vinte. Edhe filmi i fundit “Her” është një shembull se si një njeri dashurohet me një sistem elektronik që e çon të firmosë letrat e divorcit me bashkëshorten.

1 mijë vjet ndryshime

A do të na ndihmojnë robotët të ulim tensionet në botë dhe të afrojë kultura të ndryshme? E vështirë për ta thënë. E rëndësishme është që teknologjia do të bashkojë njerëz në largësi të mëdha. Laura Berman thotë se tashmë seksi me “një makinë” do të jetë krejt normal. “Çfarë ndryshon nga viti 2050 dhe ai 1050? Ndoshta tashmë flutorojme mes reve, por gjithmonë duam në krah gjysmën tonë më të mirë. Përveçse në plazh në vend që ta lyejmë me kremin kundër diellit do ta lyejmë me vaj kundër ndryshjes. Çështje shijesh gjithsesi”./përktheu lapsi.al/