• |
ide | kryesore

Pas një shekulli zbulohet diçka për anijen e Titanikut

Arkiva, Planet
titanic.jpg



​Më në fund u rishfaq pas 100 viteve një pjesë kryesore e historisë së anijes më të famshme në botë, Titanikut

Ky artifakt, një pllakë metalike i ishte prezantuar një ndërtuesi anijesh pasi kishte përfunduar ndërtimi i anijes me fat të keq, tani po shfaqet para publikut të Spanjës, transmeton Gazeta Express.

Kjo ekspozitë po ndodhë falë pronarit të Galerisë së Arteve në Granada, I cili e bleu padashur, vetëm sa për ta dekoruar dhomën e tij.

As Leo Lorenzo Sancho e as gjyshi I tij një koleksionues i pasionuar, nuk e kishin vërejtur rëndësinë e kësaj cope e cila ishte ofruar për shitje nga një britanik i cili kishte nevojë për para para 12 viteve.

Në fakt, gjyshi I Leo’s mendonte se ajo pllakë nuk kishte kurrfarë vlere dhe aspak histori, dhe refuzoi ta blinte për vete.

Pllaka e argjendtë, I ishte prezantuar ndërtuesit irlandez dhe ish kryetarit të komunës së Southampton, Lord Williams James Pirrie, kryetar I Harland and Wolf, gjatë një ceremonie në qytet, më 9 prill 1912. Titaniku sapo ishte ndërtuar në kantierin detar të tij, dhe pllaka e cila peshon vetëm 1.8 kg, e regjistroi anijën e linjës si “avullorja më e madhe dhe më e reja në det”, duke e emërtuar “Mbretëresha e oqeanit”.

6 dite më vonë, Titaniku ishte fundosur në lundrimin e tij të parë pasi ishte përplasur me një copë akulli.

Pllaka e vogël, me përmasa 28cm x 37cm, ka një dritë të brendshme e cila ndriçon me një imazh të Titanikut dhe e cila akoma e ka llambën dhe instalimin elektrik.

Vetëm para pak ditësh Leo e dha pllakën për Fondacionin e Titanikut që ta shfaqin në ekspozitën e Granadas, dhe thotë se nuk e ka ndërmend njëherë ta shes./

titanic