• |
ide | kryesore

Kërcënohet ish -agjenti i SHISH: Të djegim si Isa Copa

I pakategorizuar
Isa Copa.jpg



Një ish –agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror është kërcënuar me jetë. H.B ka qenë vartës i kreut të SHISH në Durrës, Isa Copës, i cili u gjet i djegur në automjetin e tij më 24 tetor të vitit 2011, në zonën e Currilave. Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka mbyllur hetimin për mungesë provash. Por këto ditë, dy mesazhe kërcënuese ka mbërritur në telefonin celular të vartësit të tij. Në mesazhin e parë i është kërkuar një takim në një vend që nuk bëhet i ditur. H.B e kishte refuzuar takimin. Ndan në mesazhin e dytë ai kërcënohet për shkak të refuzimit për t’u takuar. “O Spiun pse nuk erdhe në takim? Ne i dimë mirë se çfarë ke bërë, një ditë do t’i paguash të gjitha si ai shoku yt i ngushtë” thuhet në mesazhin që ka marrë H.B.