• |
ide | kryesore

“Kështu të ndodh kur shet 2 mijë lekë një kokërr vezë”

Arkiva, Pikante
11745907_1483362278623301_4421604170618975818_n.jpg



Një stuhi që përfshiu Dhërmiun shkaktoi dëme në çadrat dhe shezlonget përgjatë plazhit. Këto foto tregojnë se sa e fortë ishte stuhia. Ato u postuan në rrjetet sociale dhe u komentuan jo pak. Shumë nga komentuesit shprehën keqardhje, por pati edhe nga ata që gjetën kënaqësi dhe e komentuan si "hakmarrje" të natyrës për çmimet e larta. "Keshtu eshte kur e shet nje kokerr VEZE 2 Mije LEKE te del nga hundet", shkruan J.H teksa i ka shpërndarë këto foto.