• |
ide | kryesore

Skandali/ Kompania e zv/kryeministrit çek, reklamë kundër emigrantëve

Arkiva, Syri i Lapsit
pula.jpg



Andrej Babis ka në pronësi një pjesë të madhe të industrisë së ushqimit Çeko-Sllovak. Ai është Zv. Kryeministër dhe Sekretar i Financave në Çeki. Bizneset e tij private pranojnë kontrata nga Ministria e Financave të cilën ai e kontrollon. Javën e kalua, Babis kërkoi që zona Shengen duhet të mbyllet dhe trupat e NATO's duhet të dërgohen për t'u përballur me krizën e emigrantëve.

Kompania sllovake e cila merret me përpunimin e mishit të pulës ‘Hyza’ dhe që është në pronësi të Andrej Babis, kompani e cila kishte në pronësi kamionin në të cilin u gjendën 71 refugjatë të vdekur në Austri, ka lansuar një spot publiciteti kundër emigrantëve, dhe kjo video vazhdon të shfaqet në televizionet sllovake. Në kët spot; një familje e lumtur sllovake shihen duke ngrënë një pulë të lumtur sllovake, pastaj ata paralajmërohen nga një video-paralajmërim në televizion për ‘pushtimin nga emigrantët’. Këto janë pula të huaja dhe jo-të-shenjta.

Andrej Babis ka në pronësi një pjesë të madhe të industrisë së ushqimit Çeko-Sllovake. Ai është Zv. Kryeministër dhe Sekretar i Financave në Çeki. Bizneset e tij private pranojnë kontrata nga Ministria e Financave të cilën ai e kontrollon. Javën e kalua, Babis kërkoi që zona Shengen duhet të mbyllet dhe trupat e NATO’s duhet të dërgohen për t’u përballur me krizën e emigrantëve, transmeton lajmi.net

Ky është spoti publicitar i kompanisë së pulave, me transkriptin në gjuhën shqipe.

Burri: Lajmi i fundit!

Zyrtarët e emigracionit kanë zbuluar disa emigrantë ilegal. Ata kishin dorëzuar dokumente fallso të cilat nuk e tregonin vendin e origjinës. Një sasi e madhe e substancave të panjohura janë gjetur në automjetin e tyre. Emigrantët janë arrestuar, marrë në pyetje dhe pastaj janë burgosur. Dhe, janë etiketuar: Të Dëbuar: Kujdes nga mbeturinat.

Gruaja: Sllovakë, kënaqeni veten tuaj dhe të afërmit tuaj në mënyrë autentike me pulat Hyza.