• |
ide | kryesore

Ja si duhet të silleni në dasma, në vende të ndryshme të botës

Arkiva, Stil
ja-si-duhet-t-euml-silleni-n-euml-dasma-n-euml-vende-t-euml-ndryshme-t-euml-bot-euml-s_hd.jpg



Nlëse e keni fatin, t’ju ftojnë në vende të ndryshme të botës, në festimin e martesës, duhet të keni parasysh disa gjëra. Në bazë të kulturës së tyre, kërkohen disa detaje, në mënyrë që të kënaqet nikoqiri dhe të mos mendojë se ju po sillni fat të keq. Rachael Bentick, që ka organizuar më se njëmijë dasma të ndryshme, zbulon se çfarë duhet dhe nuk duhet bërë, në dasma të ndryshme.
 
Dasma kineze – kujdes me veshjen dhe mos e refuzoni ushqimin
Në dasmat e traditës kineze, duhet të kujdeseni se çfarë vishni. Meqenëse nusja i vesh dy fustane, një të bardhë dhe një të kuq, duhet të shmangni këto dy lloje ngjyrash.
Poashtu, shmangni edhe ngjyrën e zezë, sepse konsiderohet fat i keq. Këshilloheni të vishni ngjyrë pjeshkë ose roze, sepse simbolizojnë lumturi. Në asnjë mënyrë, mos e refuzoni ushqimin.
 
Dasma indiane – përfshihuni dhe vishni sari, por kurrë mos e puthni nusen
Askush nuk obligohet të veshë sari, por të gjithë kanë dëshirë që mysafiri të vijë i veshur ashtu. Po që se nuk keni dëshirë, vishni fustan shumëngjyrësh dhe të gjallë. Në asnjë mënyrë nuk bën të puthet nusja. Ndërsa meshkujt, e kanë të ndaluar edhe të vallëzojnë apo të fotografohen me nusen.
 
Dasma e çifutëve – vëni kapelën tradicionale dhe vishuni serioz
Të gjithë pjesëmarrësit në dasmat e çifutëve, vënë kapela të njohura si kippah, përfshirë edhe ata të besimeve të tjera. Në këto dasma, të gjithë duhet të vishen serioz dhe mos të kenë pjesë të zbuluara.
 
Dasma greke – qëndroni deri në fund dhe mos bëni gjeste
Grekët janë të njohur për dasma të mëdha, derisa në fund të ceremonisë krijohet “rrethi i të porsamartuarve”. Ata shkojnë tek secili, takojnë gotat dhe urojnë. Nëse dikush ikën më herët, nuk arrin të takohet me çiftin, gjë që nuk pëlqehet nga nikoqirët. E, kur ftoheni në një dasmë greke, mos u mundoni të bini në sy. Nikoqirët janë ata që janë në qendër të vëmendjes, kurse ju duhet të rrini në plan të dytë.
 
Dasma libaneze – bëhuni gati për shumë zhurmë dhe vishuni që të lini përshtypje
Kur fillon dasma, daullet përplasen rreptë, derisa zëri i muzikës është shumë i lartë. Kjo është shenjë e gjallërisë dhe kërkon nga të gjithë të këndojnë dhe të vallëzojnë. Në një dasmë të tillë, mos provoni të flisni me dikë, por këndoni, kërceni dhe gëzoni. Mos u mundoni t'ia kaloni nuses me veshjen, por vishni fustanin më të mirë që e keni. /telegrafi