• |
ide | kryesore

4 në 10 persona bëjnë seks me kolegët gjatë festave të fundvitit

Arkiva, Stil
trup-festa.jpg



Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk janë vetëm kohë festimesh dhe lojërash në familje. Kjo pasi sipas studimeve 4 persona në 10 bëjnë tjetër gjë, thënë ndryshe, seks mes kolegëve. Është kjo ajo që është zbuluar nga një studim i zhvilluar në Britaninë e Madhe, i drejtuar nga Ann Summers, linjë të brendshmesh dhe lojërash seksi, ku në humultim u pyetën 2 mijë persona, lidhur me sjelljet e tyre në festat e fundvitit. Objektivi ishte të zbulohej se në cilin profesion ishin më të shpeshta mundësitë për raporte të nxehta mes kolegëve. Nga studimi rezultoi se 39% e personave pranuan se kishin bërë se seks me një koleg gjatë festës së organizuar për fundvit, ndërsa 50% pranuan se kishin puthur një koleg të punës. Sipas të dhënave të publikuara nga “Mirror”, vendi më i privilegjuar për raporte të tilla është parkimi i punës për 25% të të pyeturve, për 21% salla e mbledhjes, për 18% dhoma e zhveshjes apo magazina, për 16% dhoma e drejtorit dhe për 15% tavolina e punës. Ndërkohë një në pesë pranuan se ishin ndjerë në siklet, pasi kishin përfunduar të dehur në festë. Sa i takon profesioneve më të pritura për raporte të tilla në vend të parë janë ata të sektorit IT (Information technology) me 76%; të ndjekur nga avokatët me 74%, më tej burimet njerëzore, financa, marketingu dhe arsimi./noa.al/