• |
ide | kryesore

Pozicioni seksual më i rrezikshëm. Mos e provoni! (foto)

Arkiva, Stil
1453625654-sex.jpg



Është një pozicionet seksuale më të zakonshme, por edhe më i rrezikshmi njëkohësisht. I quajtur “Amazona” apo e thënë më thjesht “ajo mbi atë” sipas disa studiuesve dhe mjekëve është shkaku i gjysmës se thyerjes së penisit gjatë një raporti seksual. Studiuesit kanë marrë për bazë të dhënat e tre spitaleve në Brazil. Studimi është publikuar në revistën “Advances in Urology” ka marrë për bazë 44 raste. Gjysma e pacientëve thanë se në atë moment dëgjuan një zhurmë të vogël dhe të pasur me një dhimbje të padurueshme. Pjesa më e madhe kishin shkuar në spital 5 orë pas kësaj ngjarjeje. Është një incident që krijon mjaft siklet ndaj shumica e shtyjnë në maksimum para se të shkojnë te mjeku. Studiuesit thonë se në këtë pozicion meshkujt janë të pafuqishëm të reagojnë kur pesha e femrës bie në mënyrën e gabuar mbi penisin e tyre. /lapsi.al/