• |
ide | kryesore

16 gola e 10 asist, Foden zgjidhet Lojtari i Vitit në Angli: Haaland nuk është as në podium

Sport
Foden



Nuk janë kohë të mira për Erling Haaland. Jo se qendërsulmuesi norvegjez po bën keq, por nuk po arrin të konfirmohet në nivelin e një viti më parë, kur ishte madje kandidat për Topin e Artë. Tani skenën në Premier League po e marrin të tjerë, për më tepër shokë me të te Manchester City. E në fakt, Phil Foden është shpallur lojtari i Vitit në Angli.

Sulmuesi i Manchester City, Phil Foden, është zgjedhur futbollisti i vitit në Angli. Çmimi i Foden vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me 16 gola në Premier League deri më tani për kampionin në fuqi. Ai gjithashtu ka dhuruar 10 asiste në të gjitha garat me fanellën e Citizens. Foden mori 42% të votave për të mposhtur Declan Rice të Arsenal, që u rendit në vendin e dytë dhe shokun e skuadrës te Man City Rodri, që mbylli podiumin.

Lexo më tej: Video/ E majtë e harkuar në trekëndësh, Foden rrëfen golin: “E provoj gjithnjë në stërvitje”

Manchester City kompletoi kështu fitoren e dyfishtë për çmimet individuale. Bashkë me Foden, edhe Khadija ‘Bunny’ Shaw mori çmimin e Lojtares së Vitit. Shaw është lojtarja e dytë e Citizens që fiton çmimin për femra, pas Nikita Parris që fitoi në vitin 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *