• |
ide | kryesore

Françeska nuk i trembet policisë, shfaqet me makinë të re

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Ish-banorja e Big Brother, e vënë në qendër të mediave javën e shkuar për shkak të sherrit me shoqen e saj në videotekë, duket se nuk e ka prishur terezinë. Bukuroshja 23-vjeçare e cila momentalisht kërkohet nga policia pas dhunës që u pa edhe në video, vijon normalisht dhe e qetë jetën, a thua se asgjë nuk ka ndodhur.

Përkundrazi, Françeska Jaçe me sa shihet nga postimet në IG, ndodhet në një fazë, kur merr vetëm dhurata. Pas paketës “Marlboro” të cilën ia kishte sjellë një shoqe nga Greqia, modelja ka prezantuar dje një tjetër dhuratë luksoze. “Vogëlushja ime e re”, ka shkruar Françeska duke na prezantuar me “golf”-in e zi.