• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Kjo është kokrra për seks të qetë

Arkiva, Stil
kokrra.jpg



Deri tani kujdesi për mbrojtjen nga shtatzënia e padëshiruar kryesisht binte mbi femrat. Mirëpo, shumë shpejt e gjithë kjo do të ndryshojë.
 
Akademia e Universitetit Minnesotta njoftoi se së shpejti arrin pilula kontraceptive për meshkuj. Ajo prezantoi progresin e bërë në këtë studim duke u siguruar që ky medikament nuk do të sjellë efektë anësore.
 
Një nga ekspertët u shpreh për “The Times” se ilaçi do të jetë i tretshëm, do merret nga goja në formë pilule, do të veprojë shpejt dhe nuk do të zvogëlojnë epshin e atij që e konsumon.
 
Nëse disa përdorues do kerkojne të kenë fëmijë pas një periudhe kohë ndikimi i kësaj pilule mbi fertilitetin do të jetë i kthyeshëm, pa efekte dëmtuese të cilësisë së spermës.
 

Vitin e kaluar gjatë punës kërkimore studiuesit identifikuan një enzimë të përdorur nga sperma për të depërtuar brenda vezës, e cila u hyri në ndihmë në punë e bërë për kontraceptivët e meshkujve.