• |
ide | kryesore

Luana Vjollca bën ndërhyrje estetike në fshehtësi?

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg



Bjondja e Top Channel duket të ketë bërë një ndërhyrje kirurgjikale në hundë. Lapsi.al mësoi se Luana Vjollca vetëm pak javë më parë, në fshehtësi të plotë, i është nënshtruar një ndërhyrje për të zvogëluar hundën. Prezantuesja e emisionit të së dielës është parë të frekuentojë një prej klinikave private të Tiranës, në të cilën, sipas burimeve, ka kryer dhe operacionin estetik.

Në fakt, të gjithë ata që e kanë provuar vetë këtë ndërhyrje kirurgjikale do të thonin se është e pamundur që plaga të shërohet brenda javës. Por fotot krahasuese dëshmojnë të kundërtën. Pavarësisht se zvogëlimi e ngritja e hundës duket qartë, teknika e përdorur tek Luana do ketë qenë e re, ndoshta shumë e lehtë e pa komplikacione, përderisa bjonden seksi nuk e kemi parë të mungojë në seritë e së dielës.