• |
ide | kryesore

Bleona harron Hollywood-in, performon nëpër tallava

Arkiva, Paparazzi
bleona aaaa.jpg



Nuk ka duruar gjatë, por me t’u kthyer në vendlindje, këngëtarja së cilës duket se nuk po i ecën sipas parashikimeve në Amerikë, ka ndalur frymën në një lokal tallavaje në Tiranë. Bleona Qereti, e shfaqur së fundi në jurinë e spektaklit të imitimeve “Your Face Sounds Familiar” nuk i ka rezistuar jetës së natës në kryeqytet.

Ndryshe nga sa mund të imagjinonim, 37-vjeçarja nuk ka preferuar ndonjë nga club-et që mund t’i krahasosh me ato që ekzistojnë në Los Angelos ku këngëtarja jeton, por Bleona ka shkuar tek i famshmi “Amsterdam”.

Ndoshta e ka marrë malli për jetën që dikur bënte, ose ndonjë gotë më shumë e çliroi të marrë mikrofonin e të këndojë mes miqsh… Por pavarësisht këtyre, Bleona ka një imazh që duhet ta ruajë, nëse vërtetë kërkon të arrijë ato që thotë.

 

 

Shifeni deri ne fund,dicka e pabesueshme do te ndodhe ne sekonden 00:46 hahahahhaha parrty with Xhani Demika Eduard Sokoli bleona cili stine etj

Posted by Gentiana Genta Gjalpi on Monday, March 28, 2016