• |
ide | kryesore

Brenda festës që Tedi Ngjela organizoi për ditëlindjen e të dashurës së re

Arkiva, Paparazzi
image (1).jpeg



Atmosfera mbrëmjen e kësaj të shtune ishte vërtetë festive në lokalin Austria, i cili është në pronësi të familjes së ish të fejuarit të Floriana Garos. Tedi, i cili shumë shpejt harroi gjithçka nga lidhja 5-vjeçare me moderatoren e Tv Klan, kishte organizuar një festë madhështore për partneren e tij të re, Era Xhabafti.

Me dhjetra të ftuar parakaluan në tapetin e kuq të shtruar nga Alketa Vejsiu, e cila ishte kujdesur të dekoronte me tullumbaca gjithë ambientin e lokalit. Era, e veshur me një fustan të gjatë të verdhë, ishte përpjekur të fshihte shtatzëninë, por kujdesi që tregonte herë pas here me duart mbi bark, duket se konfirmoi dyshimet e ngritura në media.