• |
ide | kryesore

Studimi/Shenjat që tregojnë se rrezikoheni nga kanceri (mos i neglizhoni)

Arkiva, Stil
sss.jpg



Ju mendoni se i njihni shenjat e kancerit. Mirëpo nuk e dini se ekspertët po inkurajojnë njerëzit që të jenë më të vetëdijshëm për simptomat më pak të njohura, të cilat mund të jenë sinjale të hershme të sëmundjes.

Zëri i ngjirur

Zakonisht zëri ngjiret kur jeni ftohur, por nëse nuk përmirësohet brenda dy ose tre javësh, atëherë duhet të kontrolloheni tek një mjek. “Ngjirja e vazhdueshme e zërit mund të tregojë se po zhvillohet një lloj kanceri i kurueshëm në kokë ose qafë, siç është ai i kordave zanore, thotë Dr Bloomfield. Nëse kapet që në fazat e para, kjo sëmundje mund të shërohet shpejt, sidomos me teknikat moderne që na ofron mjekësia në ditët e sotme. 

Kolla dhe djersitjet natën

Kolla e fortë duhet të kontrollohet gjithashtu me rreze X në gjoks, sidomos nëse ajo zgjat më shumë se tre javë, pasi mund të jetë një tregues i kancerit të mushkërive. Djersitje të shumta natën. Gjatë periudhës së menopauzës femrat djersisin shumë natën. Djersitjet e shumta natën mund të jenë edhe një shenjë e një tumori që zhvillohet në qelizat limfatike. “Njerëzit me tumorin limfoma kanë një metabolizëm të lartë, pasi qelizat limfatike harxhojnë shumë energji, duke shkaktuar djersitje gjatë natës,” thotë Dr. Shankara Paneesha.

Urth i vazhdueshëm

Nuk është e pazakontë të ndjeni dhimbje ose parehati pas një ushqimi pikant ose me shumë yndyrë, por nëse kjo zgjat më shumë se dy ose tre javë dhe duket të merrni ilaçe për të, atëherë kjo mund të jetë një shenjë për kancer të stomakut ose ezofagut thotë Prof. Johnson. Me raste, ajo mund të jetë shenjë paralajmëruese e kancerit të pankreasit dhe vezoreve, thotë ai.

Dhimbjet e shpinës

Që njerëz vuajnë nga dhimbja e shpinës. 99% e tyre kanë dhimbje muskulare, megjithatë dhimbja e shpinës mund të jetë edhe një simptomë e kancerit të pankreasit. Dhimbjet e shkaktuara nga lodhja ose nga pesha përqendrohen zakonisht në pjesën e fundit të shpinës, ndërsa ato që lidhen me kancerin e pankreasit janë më lart. Tek këta njerëz shfaqen edhe simptoma të tjera, si mungesa e oreksit, lodhje dhe humbje në peshë. Gjakderdhje pas menopauzës Gjakderdhja pas menopauzës duhet t’i raportohet një mjeku, pasi mund të jetë një shenjë e hershme e kancerit, thotë Dr. Bloomfield. Nëse kapet që në fazat e para, ai mund të shërohet.

Probleme me urinimin

Me kalimin e moshës tek meshkujt, rriten gjëndrat e prostatës, duke bërë që ato të urinojnë më shpesh, sidomos gjatë natës. “Nëse urinoni shpesh ose keni vështirësi për të urinuar, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të prostatës,” thotë Prof. Johnson. Në këtë rast duhet patjetër që të bëni analizat.

Vështirësi në të gëlltitur

Goditjet apo dëmtimet në tru mund të shkaktojnë vështirësi me gëlltitjen. Në rase më të rralla, vështirësia në të gëlltitur mund të jetë shenjë e ndonjë lloj kanceri në kokë ose qafë, si kordat zanore, kanceri i ekzofagut, i gojës ose gjuhës. Nëse kapen që në fazat e para, ato mund të shërohen. Zakonisht këto lloj kanceri shkaktohen kur konsumohet shumë alkool ose duhan, por nuk përjashtohen as mundësitë nga transmetimi i Human Papilloma Virus (HPV) nga seksi oral. Shënim: Nëse keni një apo disa simptoma të tilla, jo detyrimisht keni kancer. Por është mirë të konsultoheni me mjekun tuaj.