• |
ide | kryesore

VIDEO/ Djali me kapele vjedh 2 celularë në 15 minuta

Arkiva, Syri i Lapsit
Untitled.jpg



Nëse ky djalë me kapele ju vjen në dyqan, kini kujdes dhe hapni sytë sepse mund të jeni ju “preja” e radhës. Ai mund të quhet një hajdut profesionist, pasi ka vjedhur dy celularë brenda 15 minutash. Siç duket në video, djali me kapele bën sikur po shikon celularët dhe përfiton duke marrë celularët, njërin prej të cilëve e fut në xhepin prapa të xhinseve, ndërsa tjetrin e fsheh nën krah. Ngjarja ka ndodhur në një dyqan përballë “Postës Shqiptare” në Tiranë para 1 viti e gjysmë.

Në fakt, arsyeja se përse pronari i dyqanit e nisi videon sot pranë redaksisë sonë, është se ai ka e denoncuar vjedhjen në komisariatin nr.3, por deri më sot askush nuk ka marrë masa. Kështu, ai vendosi që ta denoncojë rastin në fjalë pranë Jetaoshqef.al dhe ndoshta inspektorët e policisë do të marrin masa për vjedhjen e kryer. Sipas djalit, vlera e celularëve shkon deri në 600 mijë lekë të vjetra. /JOQ/