• |
ide | kryesore

Jonida Shehu jep intervistë në vaskë me qumësht: “Po, kam ndryshuar”

Arkiva, Paparazzi
IMG_20160815_114521.jpg



“Edhe unë kam ndryshuar! I kërkoj ndjesë publikisht që kam paragjykuar çdo grua shtatzënë që ka bërë deklarata të tilla për ndryshim”. Ky ishte komenti i Jonida Shehut për përvojën e saj të parë të shtatzënisë, i bërë në intervistën e dhënë për kopertinën e revistës “Who”. Moderatorja e “Pasdite në Top Channel” duket se po e shijon vërtet pritjen e saj të ëmbël. Siç ka pohuar edhe në intervistë, nuk ka ndjerë aspak mërzi për faktin që nuk ka bërë dot plazh apo udhëtimet që aq shumë i dëshiron.

E pyetur për emocionin e parë kur mësoi se do të bëhej me vajzë, Shehu shprehet se një gjë e tillë ka kaluar në tre etapa. “Fillimisht mendoja se do të ishte një djalë. Pastaj mësova që do të ishte një vajzë dhe ndjesia ishte pak e turbullt. Tani nuk do të doja kurrsesi të ishte ndryshe.”- u shpreh ajo dhe shtoi më tej se argëtohet me mentalitetin e shqiptarëve, të cilët edhe pse duan djem, janë shumë të lumtur me vajzat.