• |
ide | kryesore

Deklarata shokuese e aktores shqiptare: Do përdhunoja…

Arkiva, Paparazzi
shota.jpg



Shota Baraliu njihet për tipin pa komplekse dhe kur vjen puna tek seksi, duket se aktorja dhe këngëtarja nga Kosova nuk e ka problem të shprehë në publik ndjesitë e saj. Kështu i përgjigjet një pyetësori për marrëdhëniet dhe dëshirat e saj, Shota Baraliu.

Çfarë ke erotike ti si vajzë, që femrat e tjera të shoëbizz-it nuk e kanë?

Unë edhe frymën kur e marr e bëj në mënyrë erotike, pasi ashtu jam krijuar.(Qesh) S’di ç’të them në fakt, mua s’më duket vetja shumë erotike, por njerëzit më thonë që jam.

Dehesh lehtë dhe me çfarë të pëlqen të kalosh në ekstazë?

Alkooli s’më deh asnjëherë. Mua me deh dashuria, dhe kur jam e dashuruar kaloj në super ekstazë.

Me cilin artist do të dëshiroje të kaloje një natë të nxehtë vere?

Artistët shqiptarë s’janë ndonjë sexy simbol, por jashtë vendit ka plot djem të bukur që kanë nevojë për përdhunim.

E konsideron veten dominante ndaj seksit mashkull apo je lehtësisht e dominueshme?

Dominante sigurisht, bletë punëtore. Por edhe mashkullin punëtor pa diskutim e dua.