• |
ide | kryesore

E vërteta e borxhit 2 mijë euro dhe sulmi i Fatmës ndaj Grabockës

Arkiva, Paparazzi
huhuhu.jpg



Një batutë personale e Bleonës me mikeshën e saj Rozana Radi mjaftoi që prezantuesja e “Thumb” të lëshojë “helmin” e rradhës në adresë të regjisores Vera Grabocka. Sulmi u orkestrua nën siglën e portalit që Fatma Haxhialiu drejton, blitz.al.

Me një titull që duket shumë abuziv, portali në fjalë tentoi të shesë një lajm “bombastik” i cili në finale, rezulton të jetë i pavërtetë. Por mbi të gjitha duket si i qëllimshëm, në dëm të imazhit të producentes së “Dance With Me”.

“Bleona Qerreti-Vera Grabockës: Më jepni lekët që më keni borxh!” – ishte artikulli me të cilin prezantuesja Haxhialiu e rikthyer në Top Channel, akuzoi në emër të Bleonës regjisoren Grabocka, si përgjegjëse për borxhin.  

400 mijë ndjekësit në facebook të këtij portali, me sa duket u gënjyen! Sepse të vërtetën e “borxhit” e sqaroi vetë kjo e fundit në një reagim të ashpër. Me të drejtë këngëtarja shprehet e shqetësuar pasi siç lehtësisht kuptohet, komenti i Bleonës që u përdor nga Haxhialiu, nuk i drejtohet askujt me emër! 

“Nuk i kuptoj " telenovelat turke" qe "THUREN" mbi nje koment timin me mikeshen time te ngushte Rozana Radi. 
Nese nuk ju kujtohet po ja u kujtoj une!!!!
Rozana me ka imituar ne YFSF ku une "kerkoja" 20 million $ per karrieren – dhe duke qene qe dje ishte premiera e shfaqes , ne vend qe une ta uroja " officiaisht", une me shaka I kam kujtuar frazen "ku jane leket e mia" – qe eshte thjesht nje batute e jona- dhe me qellim vura nje cmim qesharak 2000EU PIKERISHT QE TE MOS KEQKUPTOHEJ!!! 
Nuk e kuptoj si mund te shkoje njeriu te fleje, dhe te cohet ne mengjes, e te gjeje nje "film" te prodhuar, te montuar dhe te shitur -BRENDA NATE- me njerez qe nuk jane fare pjese, as e komentit, as qe ju eshte permendur emri apo accounti I tyre !!! 
Per te gjithe ata "qe nuk I zuri gjumi mbreme": 
MARREDHENIA IME ME ZONJEN E MADHE VERA GRABOCKA, DHE NE PERGJiTHESI ME GRUPIN E PRODUKSIONIT TE "YFSF" NUK KA QENE, NUK ESHTE, DHE NUK KA PER TE QENE NDONJEHERE E TRONDITUR!!!! 
KJO MARREDHENIE SHKON SHUME HERE ME SHUME PERTEJ " FINANCAVE!!! 
RESPEKT MAKSIMAL PER TELEVIZIONIN KLAN ME TE CILIN UNE JAM RRITUR DHE PER STAFIN E TIJ!!!” – shkruan Bleona në këtë reagim.

Arsyeja e sulmit të Fatmës duket se gjen shpjegim në historikun e vazhdueshëm të ngacmimeve të prezantueses në drejtim të regjisores Grabocka. Por më shumë se kjo, ky shpërthim merr kuptim me kalimin e saj rishtas në gjirin e Top Channel. Ndoshta Fatma mendon se duke vënë në shërbim portalin që drejton mund t’i japë një dorë televizionit më të madh në vend. Por sikurse kjo nuk ka shanse të ndodhë, reagimi i saj duket më shumë si servilizëm; të konsolidojë vendin e punës që ka kapur në “Top Channel”, pasi tani dy personazheve të “Thumb” nuk i ka mbetur më helm.