• |
ide | kryesore

Gati emisioni që zëvendëson “6 ditë pa Ermalin”

Arkiva, Paparazzi
14606257-1243695338984824-4461516517549047541-n_1477386504-2331633.jpg



Largimi i Ermal Mamaqit nga kanali “T” duket se nuk i la duarkryq drejtuesit e platformës Digitalb. Menjëherë ata u kujdesën të gjejnë një tjetër aktor që të zëvendësonte personazhin e dashur, i cili tashmë shfaqet në Tv Klan me “Xing”.

Elvis Pupa, një nga komikët më të pëlqyer të Portokallisë u zgjodh për të vazhduar mbrëmjet e përjavëshme me humor në Digitalb. Pasardhësi i Ermal Mamaqit duket se tashmë është gati, vetëm se ndryshe nga sa u tha më herët, emisioni i tij nuk do të quhet “6 ditë pa Vis Pupën” por “M’fal për shprehjen”.

Promo e realizuar për këtë program ka filluar të transmetohet por pa saktësuar ditën dhe orën e transmetimit. Mbetet për t’u parë nëse ata do t’i qëndrojnë besnik të premtes kur edhe “6 ditë pa Emralin” rivalizonte Çanin me “Zonë e Lirë”.