• |
ide | kryesore

Martohen Geti dhe Marina, zbulohen data dhe vendi i ceremonisë

Arkiva, Paparazzi
marina-geti-650x358_1477393545-5973992.jpg



Tashmë ka një datë për ceremoninë private të komentuar shpesh në media. Ndonëse ishte thënë se Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të shkëmbenin unazat brenda tetorit, kjo ngjarje është shtyrë për në dhjetor. Sipas portalit kosovar lajmi.net, bukuroshja e Top Channel dhe reperi i Babastars kanë vendosur të martohen më 16 në kryeqytetin shqiptar. Dasma pritet të jetë një ceremoni madhështore, por jo mediatike. Për të tjera detaje do të duhet të presim të paktën një reagim nga çifti të cilët ende nuk janë shprehur për këtë lajm.