• |
ide | kryesore

Eksperienca e rrallë e Rudina Magjistarit

Arkiva, Paparazzi
rudi_1477471334-3056577.jpg



Ajo është një prej personazheve më të dashur të ekranit. Prej rreth dy dekadash, Rudina Magjistari vazhdon të jetë prezente në televizion me projekte të ndryshme. Nga talk show-t e deri tek programet argëtuese, bukuroshja e Tv Klan ka ditur të shfaqet rrezatuese dhe të bëjë publikun për vete.

Për më tepër, Rudina Magjistari, në përpjekje për të dhënë sa më shumë nga vetja, ka provuar edhe të këndojë! Këtë moment e ka kujtuar vetë moderatorja e cila ka nxjerrë nga arkivat atë që e quan një eksperiencë e rrallë. Në vitin 2003, Rudina Magjistari u pa në skenë duke interpretuar serenatën “Lulja e Majit”. Nostalgjia nuk ka pushtuar vetëm Rudinën, por me sa duket dhe ndjekësit e saj të cilët i kërkojnë moderators të kthehet sërish në këngëtare.