• |
ide | kryesore

Sherri i këngëtareve, Çibukaj sulmon Karavellën

Arkiva, Paparazzi
c5f41099ddcaa6b79766cb521853c879.jpg



Gjithçka nisi nga një reagim i Marselës në facebook, e cila kritikonte videot, muzikën dhe tekstet e kolegeve të saj shqiptare. Statusi në fjalë nuk i shpëtoi Samantës, një protagoniste e shoëbiz-it e cila u ndje e kërcënuar nga fjalët e Çibukajt. Kjo, për shkak se Karavella sapo ka publikuar videon e re “Si Ai” në zhanerin reggae… Këngëtarja e njohur e netëve ‘live’, Marsela Çibukaj u shreh ashpër në statusin e saj:  

Por, nuk ka zgjatur shumë shfryrja e Marselës pasi menjëherë, Samanta i është drejtuar me disa fjalë që duket se gjetën menjëherë mbështetjen e fansave dhe ndjekësve të saj. "Nuk kam dashur t'i kushtoj ndonjëherë rëndësi këtyre statuseve përgjatë gjithë viteve të mia në muzikën shqiptare, por kur bëhet fjalë për një kolege që ka shprehur vlerësimin për zërin tim dhe dashamirësi ndaj meje, s’mund ta anashkaloj. Do të kisha shumë dëshurë të kishe edhe ti suksesin që meriton pa cënuar timin. Nëse mendon se bën më mirë, tregoje. Publikun as ta mora as ma more. Vokali im është vlerësuar nga mjeshtra të muzikës shqiptare kur isha vetëm 13 vjeç (ndërkohë, askush nuk e njihte emrin tënd). Do të ishte më mirë të bëje diçka me vlerë, sesa të komentoje muzikën e kolegeve të tua, as më tepër kur je artiste vetë. Paqe!” – shkruan Samanta në përgjigjen e saj.