• |
ide | kryesore

“Tu Si Que Vales”/ Skena dhe protagonistët mbulohen me miell, çfarë po ndodh? (Foto)

Arkiva, Paparazzi
miell vizion.jpg



Në mbrëmjen e të enjtes do të vijojë puntata e dytë e spektaklit të talenteve “Tu Si Que Vales”, por disa postime në Instagram kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
 
Anëtarja e jurisë Holta Kolaneci ka publikuar disa foto në të cilat tregohet se juria është mbuluar me miell. Por jo vetëm kaq edhe moderatorët Çiljeta Xhilaga dhe Florian Agalliu dhe gjithashtu skena e spektaklit janë zbardhur nga mielli. 
 
Nuk dihet nëse ka qenë ndonjë konkurrent që ka shkaktuar këtë “batërdi” apo ndonjë surprizë nga produksioni i këtij spektakli, pasi diçka e tillë mbetet për t’u parë mbrëmjen e sotme.