• |
ide | kryesore

Vajza dhe gra, mos vishni tanga! Çfarë mund t’i bëjnë vaginës suaj…

Arkiva, Stil
tanga.jpg



Shumica e grave preferojnë t’u shmangen mbathjeve të plota pambuku, vetëm që në veshjet e tyre mos të krijohen vija nga prerjet e të brendshmeve.
 
Ndonëse, tangat nuk janë një zgjedhje e rehatshme shumë më shumë femra ngase mendoni parapëlqejnë të veshin të brendshme të tilla, vetëm për t’u dukur më bukur.
 
Jill Rabin, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në Hofstra North Shore-Lij Shkolla e Mjekësisë në New Hyde Park, New York paralajmëron femrat se kjo veshje nuk duhet të jetë pjesë e të përditshmes tonë, pasi në moment të caktuara mund të shndërrohen në një rrezik serioz për shëndetin tonë. Duke qenë se këto mbathje kanë tendencën të jenë ngjitur pas trupit e shumë të ngushta, pëlhura e hollë e tangave mund të zhvendoset nga rektumi në organin gjenital, duke infektuar vaginën apo fshikëzën e urinës.
 
Zbuloni rastet kur nuk duhet të vishni kurrë tanga:
 
1. Pëlhura e pambukut lejon qarkullimin e ajrit, duke ndihmuar lëkurën tuaj të marrë frymë. Nëse për një kohë të gjatë ju vishni pëlhura najloni, dandelle apo mëndafshi me shumë mundësi juve mund t’ju krijohen infeksione të lehta vaginale;
 
2. Nuk duhet të vishni tanga gjatë ditëve të palestrës; 
 
3. Veshjet e ngushta nuk janë miqtë më të mirë të vaginës suaj, ndaj bëni mirë që tangat t’i zëvëndësoni me mbathje të plota, por pa tegel;
 
4. Nëse sapo jeni kuruar për infeksionet bakteriale vaginale duhet të shmangni këto të brendshme;
 
5. Ju jeni shtatzënë dhe të prirura për infeksion. Shtatzënia mund të rrisë rrezikun e infeksioneve vaginale, dhe në fund të fundit këto paraqesin rreziqe për foshnjen tuaj;
 
6. Nëse ju nuk keni mundësi të pastroheni çdo ditë, rreziku të krijoni një infeksion vaginal është shumë herë më i ulët nëse keni veshur mbathje e jo tanga;
 
7. Gjatë periodave dhe kur përdorni tampon bëni mirë të vishni mbathje;
 
8. Dr. Rabin është kundër përdorimit të produkteve të kujdesit intim, pasi vagina është një organ vetëpastrues dhe mund të ekuilibrojë vetë bakteret;
 
9. Dy nga çdo pesë femrave nën 60 vjeç kanë sekrecione vaginale vetëm, sepse nuk shkojnë në tualet në kohë. Mbajtja e urinës në një kohë të gjatë, sipas Dr. Rabin mund të irritojë lëkurën dhe të shkaktojë një skuqje të lëkurës, gjë që përkeqësohet nëse mbathjet tuaja nuk janë prej pambuku.