• |
ide | kryesore

Këlliçi: Veliaj rast unikal, i janë kapur 9 drejtorë të zinxhirit drejtues

Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi duke iu referuar Erion Veliajt, tha se sot kemi të bëjmë me një kryetar bashkie që është i faktuar roli i tij në afera korruptive të njëpasnjëshme, duke filluar nga 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës.

Këlliçi u shpreh se Veliaj është i vetmi zyrtar dhe i vetmi titullar insititucioni që është kapur në një aferë 30 milionë euro ku janë vjedhur 100% fondet publike, ku zinxhiri drejtues i institucionit drejtorët kryesorë, 9 prej tyre, janë të gjithë biznesmenë.

“Në fokusin e ditës janë dy çështje, inceneratori i Tiranës dhe ‘5D’-ja, dhe padiskutim EcoTirana, për këto të flasi Erion Veliaj. Sot kemi të bëjmë me një kryetar bashkie që është i faktuar roli i tij në afera korruptive të njëpasnjëshme, duke filluar nga 132 milionë euro te inceneratori i Tiranës dhe incenerator nuk ka, e thotë vetë Erion Veliaj dhe të gjithë, janë vjedhur 60 milionë euro me depozitimin e dherave nga biznesi i ndërtimit në landfillin e Sharrës dhe janë detyruar të gjithë biznesmenët e ndërtimit, pasi është shpikur kjo tarifë për t’i futur dorën në xhep atyre dhe këto para kanë avulluar dhe me këto para është blerë media, janë mblerë pronarë, është paguar ReportTv, Karlo Bolino, ka marrë truall privat që i’a kanë dhuruar shtetit pronarët për ta kthyer në shkollë gjimnaz në një zonë me 70 mijë banorë dhe e kanë kthyer në një televizion privat në shërbim të Erion Veliaj dhe qeverisë që hedh nga mëngjesi në darkë baltë mbi opozitën dhe denoncuesve dhe ky është fakt. Është i vetmi zyrtar, jo në Shqipëri dhe Ballkan, në Europë dhe më gjerë, i vetmi titullar insitutucioni që është kapur në një aferë 30 milionë euro ku janë vjedhur 100% fondet publike, ku zinxhiri drejtues i institucionit drejtorët kryesorë, 9 prej tyre, janë të gjithë biznesmenë, kjo nuk ka ndodhur kurrë.”, tha Këlliçi ne nje interviste per Syri Tv.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *