• |
ide | kryesore

Alienët po dërgojnë sinjale në drejtim të Tokës

Arkiva, Planet
3a82d30300000578-3948952-astronomers-have-detected-the-brightest-ever-fast-radio-burst-so-a-1-1479465577368_1479482970-6056421.jpg



Kërkimi për valë misterioze të radios – pulse shumë të shkurtra, por intensive të valëve të radios nga hapësira e jashtme – është duke u përmirësuar.
Askush nuk e di se çfarë i shkakton këto valë, por disa spekulojnë se këto sinjale mund të jenë duke u transmetuar nga qytetërime të huaja që ndodhen larg nesh.

Tani një ekip astronautësh kanë zbuluar valët më të ndritshme dhe më të shpejta të radios, dhe thonë se janë afër gjetjes së burimit të tyre, transmeton Gazeta Express.

Profesori Carole Mundell, Shef i Fizikës në Universitetin Bath, shpjegoi se si hulumtuesit janë duke e gjurmuar këtë burim.

Pavarësisht intensitetit të tyre, natyra dhe origjine e këtyre valëve është duke u debatuar me të madhe. Disa astronautë besojnë se këto valë prodhohen në atmosferën e disa yjeve në Rrugën e Qumështit.

Por tani një ekip ndërkombëtar i astronomëve ka zbuluar valët më të shpejta ndonjëherë të radios në hapësirë. Të emëruara “FRB 150807” pas zbulimit, valët e radios zgjatën më pak se gjysmë milisekonda – që është 0.1% e kohës që i duhet njeriut për të kapsitur sytë.

Studimi, i publikuar në Science, i është afruar si kurrë më parë gjetjes së burimit se prej kah po vijnë këto valë.