• |
ide | kryesore

VIDEO/ Fiton Napoli, shkëlqen Hysaj

Arkiva, Sport
elsaid-hysaj.jpg



Napoli i Elseid Hysaj arriti një fitore të vështirë 1 – 2 pasditen e së shtunës në fushën e Udinese. Golat u shënuan të dy nga Insigne në pjesën e dytë. Për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i krahut të djathtë Elseid Hysaj. Mediat italiane kanë vlerësuar me 6.5 paraqitjen e shqiptarit që është nga më të mirat te skuadra e tij. Sipas të njëjtave burime në pjesën e parë Hysaj u tregua në disa raste i pavëmendshëm, por në të dytën mori shpesh rolin e protagonistit. “Shqiptari gjeti shpesh hapësira për të dalë përpara dhe të krijojë raste për skuadrën e tij. Nga këmbët e tij lindi goli i 2-0” – shkruajnë mediat italiane. Ndërsa në një tjetër koment lexon: “Më në fund Hysaj u rikthye ai i sezonit të kaluar, i kujdesshëm në mbrojtje dhe i rrezikshëm përpara duke u bërë konstant në lojën nëm sullm.”/lapsi.al/