Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar nga salla e Kuvendit se vendi ynë nuk ka asnjë mundësi që të marrë hapjen e negociatave me BE-në. Ai ka lëshuar akuza të rënda ndaj Olsi Ramës, (vëllait të kryeministrit) dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Ti je një kriminel i paskrupullt” – iu drejtua Berisha Tahirit duke vijuar: “Olsi Rama, me makinën e Gentian Gjonajt është përfshirë në trafik kokaine. Kam 5 dalje kufiri me data”.
Berisha foli për dhënie urdhri nga Rama për lirimin e Lulzim Berishës dhe gjithashtu tha se për takim të kreut të qeverisë me Emiljano Shullazin, para se ky i fundit të arrestohej. Duke qenë se disa deputetë socialistë po i flisnin nga vendi Berisha iu përgjigj.
“Erdhët në pushtet me dhunë, ju përzura me hu, huri është vota në këtë rast. Mos përmendi 1997 se është turpi juaj”, – u shpreh Berisha.