• |
ide | kryesore

Labi preket për largimin e tij nga televizioni! Ja cfarë ka shkruar ai! (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
RWF.png



Moderatori Labinot Gashi, i cili ka shkaktuar “tërmet” pas lajmit për largimin e tij nga televizioni, ka folur sot për herë të parë pas vendimit.

Ai edhe këtë herë ka falenderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar afër fizikisht por edhe ata që e kanë kontaktuar pas lajmit për largimin nga televizioni.

Labi përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka paralamëruar rikthimin e tij, duke mos saktësuar se RTV21 do të jetë përsëri “shtëpia” e tij.

Ky është shkrimi i plotë i Labit:

Miq, sot eshte e diela e tret e vitit dhe e diela e pare e imja pa emision ne TV. Mbi tgjitha, kete jave e kam pas tmbushun me telefonata, mesazhe, e porosi per vendimin tim tashme publik per largim nga televizioni. Shume prej jush mkane bo me u ndi mjafte i vlersum me vemendjen qe mkeni dhene, dhe ktu spo flas vetem per vemendjen publike ose mediale. Miqt e mire shihen e maten ne vendime e ne dite jo tlehta per njeriun. Une jam me fat qe gjeta gjithe kete perkrahje. Ngjithe vitet e mia ne tv nuk kam dasht me qene i shtirum, i montum, kam dasht qe thjesht me fol ashtu qysh foli me Qendresen, mamin, shoqnin, taksistin nrruge, ose shitsin e cigareve. Bile asniher nuk jam mshef mbas naj profili fallc ose naj kolegu kur kam dasht me e pyt dikond per dicka. Tjesh vetja – kjo ka pas randsi per mu, e kjo mka bo edhe kaq te afert e popullor me publikun. Une per ta e kam bo cdo sekond te transmetimeve, e po ashtu do tjet edhe ne te ardhmen e afert. Sot kafen po e pijm nga distanca, me urimet per takime treja shume shpejt. Shnet, Labi.