• |
ide | kryesore

VIDEO/ Gjendet e pajetë në makinë këngëtarja e “Lambadës” së famshme

Arkiva, Planet
3512842481826_600.jpg



Këngëtarja e famshme braziliane, Loalwa Braz Vieira është gjetur pa jetë brenda makinës së saj. Autorja e këngës hit të vitit 1989 “ La lambada”, është gjetur e vdekur në një vend bregdetar të Rio de Zhaneiro. Zjarrfikësit mbërritën afër shtëpisëë së këngëtares gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:40 sipas orës lokale.

Carcaça do carro incendiado onde foi encontrado o corpo da cantora Loalwa Braz Vieira, em Saquarema (RJ). O veículo foi encontrado na Estrada da Barreira, no distrito de Bacaxá (Foto: Antonio Carlos/Futura Press/Estadão Conteúdo)

Daily Mail shkruan se ata kishin marrë një lajmërim për një makinë që kishte marrë flakë, por kur arritën zbuluan një trup të vdekur. Më pas u konfirmua se bëhej fjalë për këngëtaren e njohur.

Policia braziliane nuk ka dhënë detaje të tjera mbi vdekjen e 63-vjeçares. Por sipas raportimeve të bëra nga mediat lokale, thuhet se gjatë asaj nate, është raportuar prezenca e dy personave të armatosur afër shtëpisë së saj. Këto raportime ngenë dyshime se ngjarja nuk ka qenë aksidentale.