• |
ide | kryesore

Propagandë pro ISIS në shkollë, arrest shtëpie për mësuesen në Shkodër

I pakategorizuar
14192646_1051532608295499_168126952788105101_n-1.jpg


Gjykata e Shkodrës lë në arrest shtëpie Emine Alushin, mësuesen e cila u arrestua pas një videoje ku ajo gjatë një ore mësimi, debaton me nxënëset duke bërë deklarata në favor të organizatës famëkeqe ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden.

Emine Alushi, mësuesja e arrestur dy ditë më parë pas publikimit të një videoje, ku bënte propagandë në favor të ISIS dhe ish-kreut të organizatës terroriste Al Qaeda, Bin Laden, ka dalë sot para gjykatës në Shkodër. Në përfundim të seancës trupi gjykyes caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura.

Alushi,me profesion mësuese e Teologjisë,  u arrestua më 19 janar 2017   për veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal. Video-denoncimi u transmetua në emisionin “Stop”. Gjatë një ore mësimi, e pyetur nga nxënësit për ISIS, mësuesja bëri deklarata në favor të ISIS, duke thënë se kjo organizatë po përpiqet të ndihmojë myslimanët.

/LAPSI.AL/