• |
ide | kryesore

Biografia e Melania Trump shkakton debat në SHBA

Arkiva, Planet
melania-trump-getty-1.jpg



Faqja e re e Shtëpisë së Bardhë në internet së fundmi ka shtuar dhe një bieografi të Zonjës së Parë, Melania Trump.

Në përshkrim thuhej se, ajo ishte një biznesmene e suksesshme pasi kishte hedhur në treg koleksionin e saj të bizhuterive ‘Melania™ Timepieces & Jeëelry,’ në televizioni e shitjeve QVC.

Kjo vjen në një kohë kur Trump po akuzohet për konflikt interesi. Dhe pas publikimit të lajmit për biografinë nga “Uashington Post”, përshkrimi u hoq nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë dhe i’u ndryshua përmbajtja. Tani aty thuhet vetëm se, Melania Trump eshte biznesmene e suksesshme dhe se në prill 2010 ka hedhur në treg koleksionin e saj të bizhuterive.

Një zëdhënës i Trump reagoi duke thënë se, emrin i kompanisë së Melania ishte vetëm për çështje faktesh dhe jo reklamë.