• |
ide | kryesore

Donald Trump takohet të premten me liderin e parë si President i SHBA-ve 

Arkiva, Planet
_92384965_trumpmaycomposite_reuters.jpg



Zbulohet lideri i parë me të cilin Presidenti i ri i SHBA-ve do të zhvillojë takim zyrtar. Vetëm dy ditë pas inaugurimit të Donald Trump si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mësohet se Kryeministria e Britanisë së Madhe, Theresa May, do të takohet të premten me Trump. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë.

Dy nga çështjet që pritet të bisedohen mes dy liderëve janë dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe zhvillimi i tregtisë së lirë, dy nga çështjet më vluese të Europës këto muaj të fundit.