• |
ide | kryesore

Pasioni i aktores të njohur si Bihter!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
ASK-I-MEMNU-Bihter-ask-i-memnu-19762901-700-800.jpg



Me personazhin e Fatmagul, Beren Saat spikati si një aktore e re që premtonte shumë në kinemanë turke, derisa u kthye në një prej më të paguarave të viteve të fundit në Turqi. Por roli i Bihterit në serialin “Dashuri e ndaluar” ishte shpërthimi saj i madh që e vendosi në qendër të vëmendjes. Megjithatë, nuk është aktrimi pasioni i vetëm i artistes 33-vjeҫare.

 

 

 

Sa herë është e ftuar nëpër programe televizive në Turqi, Beren e ka të vështirë ta përballojë kërkesën për të kënduar një këngë nga moderatorët dhe publiku, që e di se është e intonuar dhe me zë të bukur.

 

 

Pak kohë më parë, së bashku me partnerin e saj në serialin Fatmagul, Engin Akyurek, Beren ka provuar të këndojë dhe…. shkrimet që “të dy janë të mrekullueshëm” ishin të pakursyera. Komplimentet për zërin ishin po ashtu të panumërta, aq sa edhe vetë aktorët dukeshin të kënaqur me këtë sprovë që kanë marrë përsipër.

 

Për Bihter është postuar edhe një video e dy viteve më parë, ndërsa ajo ka qenë duke kënduar në një program televiziv. Duke u rikthyer pas në kohë, edhe vetë aktorja i ka të gjalla kujtimet e kësaj performance, e cila është ndarë dhe pëlqyer nga mijëra fansa të saj në rrjetet sociale.