• |
ide | kryesore

Nëna e Almeda Abazit sot bëhet vjehrra më e bukur në botë

Arkiva, Paparazzi
almeida abazi.jpg



Sot është dita e madhe për Almeda Abazin dhe Tolgahan Sayisman. Ata martohen në Los Angeles, në një ditë me ditëlindjen e saj.

Martesa më e përfolur në median turke bashkon, siç tha Tolga, dy shtete. Dasma do të jetë private, me e shumta 25 të ftuar. Familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit do të jenë të vetmit të ftuar.

Prindërit e Tolga-s jetojnë në Los Angeles, kurse nëna e Almedës ka shkuar atje nga Turqia, ku jeton bashkë me të dhe motrën. Mamaja e saj është 43 vjeç e megjithatë, nuk duket fare. Ish Miss Shqipëria dhe Miss Globe duket se i ka trashëguar prej saj genet e mira.

Ajo postoi sot në Instagram këtë foto me nënën, ku shkruan: “Gjithmonë pranë meje.”