• |
ide | kryesore

Braçe “mbron” anëtarët “Hakmarrja për Drejtësi”

I pakategorizuar
berisha-brace1.jpg



Në profilin e tij në rrjetin social Facebook, deputeti socialist Erjon Braçe ka reaguar pas vendimit të gjykatës që shpalli të pafajshëm anëtarët e bandës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Braçe ka marrë shtysë nga reagimi i ish-kryeministrit Berisha, i cili i ka cilësuar si banditë dhe terroristë të liruarit.

Braçe ka thënë se i kuptoj akuzat e Berishës, por këtyre “banditëve” u kanë dhënë vendet e BE azil politik. Ai është shprehur se ata që Berisha i quan banditë janë azilantë të mbrojtur nga BE dhe se vendimet gjyqësore në kohën e Berishës nuk i merrnin parasysh në BE.

Në postimin e Braçes është futur edhe zëdhënësja e FSHF-së, Jona Dervishi me një koment “Bir Selman i nënës, kë të qaj më parë”. Kujtojmë se Dervishi është akuzuar nga Berisha para ca kohësh si e përfshirë në trafik droge.

Reagimi i plotë i Braçes:

I mirekuptoj ulërimat e Sali Berishës për këtë “Hakmarrjen” e tij. Natyrisht që i dëgjoj me vëmendje dhe “konkluzionet” e tij me Albanistan, banda, lidhje të banditit Edi Rama me banditë të tjerë.
Ashtu siç edhe klithmat e çunit, për skenarë me banditë në zgjedhje.
Hall tjetër ky çuni, Lulzimi gjithnjë.
Një pyetje e kam ama
Po këto vendet e BE që kanë 20 vite që i kanë dhënë “azil politik”, edhe një herë “azil politik”, këtyre “banditëve” të shpallur nga Sali Berisha e Lulzim Basha, të dominuar nga banditët janë?
Domethënë Sali e Lulzim;
Vendimi nuk është dhënë sot (dje)! Kot bërtisni!
Në BE, ka vite që kanë marrë këtë vendim.
Banditët e shpallur nga ju, janë azilantë politikë, të mbrojtur në vendet e BE-së.
Domethënë vendimet e gjykatave këtu, në kohën tuaj, nuk janë marrë hiç parasysh në BE, përkundrazi, ato vendime i kanë dhënë azilin politik atyre.
Këtë a na i shpjegoni dot?